Nga Kastriot Dervishi
Me rastin e sjelljes në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit u pa një sëkëlldi e madhe komuniste. Përpjekje e madhe se kush e kush të ishte kundër. Po kujtohuni njëherë cilin kishte udhëheqës kjo “lufta” dhe a mendoni se e donin Shqipërinë më shumë se Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi? Udhëheqës i “luftës” në komunistëve ishin dy jugosllavë mediokër serbo-malazezë nga komiteti krahinor i Kosovës (pra nga pakicat). Këta formuan partinë komuniste si dhe formacionet luftarake komuniste. Në planin politik, udhëheqës ishte Miladin Popoviçi, ndërsa në planin ushtarak ishte Dushan Mugosha. Ky i fundit, mbolli edhe frymën terroriste në radhët e komunistëve të Shqipërisë, d.m.th. injektimin e vrasjes dhe përçarjes. Të dy jugosllavët qëndruan në Shqipëri në vitet 1941-1944. Vendimmarrja e tyre materializohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Miladin Popoviçi u largua në shtator 1944. Vendin e tij e zuri Velimir Stojniçi, një nivel i lartë ku e ku me Popoviçin e Mugoshën. Ai përgatiti komunistët drejt pushtetit. Çuditërisht, komunistët, nuk i përkujtojnë fare udhëheqësit e tyre jugosllavë të luftës. As te magazina e rraqeve të tyre, nuk figuron ndonjë foto e tyre.