Shtatoret e humbura të Tiranës

E Enjte, 20 December 2018 19:54

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të vetëqeverimit, në lulishten qendrore të Tiranës u vendos shtatorja e flamurit. Vendi i saj ka qenë në anën jugore të lulishtes ku ndodhet sot shtatorja e Skënderbeut. Në të shkruheshin fjalët e Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443: “Ngrehni pra flamurin përpara dhe rrëfehuni burra”. Kjo shtatore jetoi fare pak, vetëm dy vjet. Me ardhjen e regjimit fashist, ajo u shemb.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 19:59
Login to post comments