Dizenjuesi i flamurit të revoltës të Spaçit, i dënuar 4 herë, vuajti 31 vjet e 3 muaj burgim

Diel, 23 December 2018 15:53

Mersin Vlashi (1938-2010) nga Lisi i Matit, i njohur si personi që dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq është ndër personat që kanë vuajtur dënime të gjata gjatë komunizmit. I nisi dënimet qysh në moshën 20 vjeçare. I etiketuar si armik i pushtetit, nuk do t’i ndaleshin vuajtjet e burgimet gjatë gjithë jetës. Dy herë u dënua për orvatje arratisje pa u nisur për t’u arratisur shumë kilometra larg kufirit, ndërsa dy herë të tjera u ridënua gjatë vuajtjes së dënimit.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1958-1965: 6 vjet, 10 muaj, 16 ditë

1966-1991: 24 vjet, 4 muaj, 10 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 20 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 53 vjeç

Dënimi i parë

Ishte duke kryer shërbimin ushtarak së bashku me shokun e tij Daut Selim Kurpali në repartin nr.4001 Pogradec, teksa biseduan për arratisje jashtë shtetit, veprim që nuk e realizua. Meqë bisedën ia kishin treguar edhe një shokut të tyre ky i raportoi në komandë. Të dy shokët u arrestuan më 23.4.1958, të akuzuar për një vepër penale në tentativë. Çështja u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës e përbërë nga kolonel Mit’hat Goskova e ndihmësgjyqtarët kapitenë Shefqet Llanaj e Vasil Qako, duke pasur pranë ndihmësprokurorin ushtarak major Tase Koroveshi. Me vendimin nr.73, datë 24.7.1958 gjykata i deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, Mersinin e dënoi me 10 vjet burgim, ndërsa Dautin me 7 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.96, datë 10.9.1958 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dauti u lirua nga kampi nr.309 Tiranë më 6.7.1962, ndërsa Mersin Vlashi u lirua më 13.3.1965 kur i njëjti kamp gjendej në Laç. Në fletën e lirimit shkruhej se kishte fituar në burg zanatin e elektricistit dhe normën e kishte realizuar 120%.

Dënimi i dytë

Teksa duhej të ishte anëtar i kooperativë bujqësore në vendlindje, në kohën që përpiqej në Burrel e Laç për të gjetur punë, si elektricist, bojaxhi e piktor, Mersin Vlashi u arrestua në Laç më 26.10.1966, me të njëjtën akuzë si herën e parë, pra për tentativë arratisje, ngelur në fazën e përgatitjes, që do të thotë pa u nisur gjëkundi. Çështja u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi e përbërë nga Kostaq Mano dhe ndihmësgjyqtarët Hafsa Stafhasani e Qamil Allushi, duke pasur pranë prokurorin Rexhë Metra. Dolën disa dëshmitarë si dhe u paraqitën si “prova” disa lëndë helmuese që Vlashi do i përdorte për vetëvrasje nëse kapej nga forcat e kufirit. Me vendimin nr.2, datë 28.1.1967 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të nenin 64/10 dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Dënimi i tretë

Mersin Vlashi vuante dënimin në kampin nr.303 në Spaç, teksa u ridënua si pjesëmarrës në revoltën e 21 majit 1973, i cili me bojën e dhënë nga Dervish Bejko dizenjoi flamurin kombëtar pa yll të kuq, si veprimi më i spikatur politik i asaj revolte. U gjykua nga Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarët Gjin Pali e Pjetër Nikolli, duke pasur pranë prokurorin Zef Deda. U pyet nga hetuesi Vangjel Kote në prani të hetuesit tjetër Llambi Bako. U akuzua në bazë të neneve, 72, 73, 76 të Kodit Penal. Me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, gjykata e dënoi me 23 vjet burgim në grupin ku ishin 16 të pandehur.

Dënimi i katërt

Nuk ngopeshin së dënuari komunistët Mersin Vlashin, e ridënojnë sërish në Spaç. Gjykohet nga Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë e përbërë nga Arqile Lole, e ndihmësgjyqtarët Mark Suli e Drane Zefi, duke pasur pranë prokurorin Ilir Marko. Akuzohej në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Po provonte kështu nenet e reja të kodit në fjalë. Gjykata e akuzonte se në burg ishte shprehur me këto fjalë: “Vetëm kur të përmbyset ky pushtet ne do të shpëtojmë dhe do fitojmë lirinë e vërtetë”, “Udhëheqja që është në Shqipëri sot, është një udhëheqje ushtarake dhe e mban pushtetin me dhunë”, “Këta janë prishur me të gjithë dhe nuk është se partitë e botës janë të këqija, janë këta të këqij”. Gjykata e deklaroi fajtor dhe me vendimin nr.47, datë 20.10.1979 e dënoi me 19 vjet e 8 muaj burgim, duke urdhëruar që përllogaritja e vuajtjes së dënimit të bëhej në datën shpalljes së këtij akti. U lirua më 26.3.1991.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...