Nga Kastriot Dervishi
Më 29 gusht 1938, me rastin e 10-vjetorit të mbretërisë shqiptare, u përurua shtatorja kushtuar këtij përvjetori. Ceremonia u zhvillua nga Këshilli i Ministrave (i pranishëm i gjithi në ceremoni), ndërsa kryeministri Kostaq Kotta mbajti fjalën kushtuar viteve të formësimit, qëndrueshmërisë e të lulëzimit të shtetit shqiptar. Shtatorja e vendosur në bulevard midis dy ministrive, ishte kompozuar me skalitjen e viteve 1928 e 1938, fjalinë “Rroftë Mbreti”, e në majë të tij me shqiponjën dykrenore. Është ndër shtatoret më jetëshkurtra në historinë e Shqipërisë e shembur sapo fashistët hynë në Tiranë në prill 1938.