1948/Njeriu me emrin Hitler në Shqipëri

Hënë, 07 Janar 2019 17:20

Nga Kastriot Dervishi

Në kohë të ndryshme, shqiptarët kanë qenë emocionalë në vendosjen e emrave të fëmijëve të tyre. Para vitit 1944, haset prania e emrave siHitler apo Benito (Musolini). Ndonëse kjo nuk mori karakter masiv, si veprim nuk ngeli në vend. Kjo traditë jo e mirë, për fat të keq u bë dukuri gjatë viteve të komunizmit kur shpërthyen leninat, stalinat, voroshillovat, molotovat etj.

Gjatë diskutimeve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, lexohen praktika të shumta për shtetas që duan të ndërrojnë emrin. Propozimi për ndërrimin emrin bëhej nga Ministria e Drejtësisë dhe vendosej nga Kryesia e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Sipas procesverbalit nr.160, datë 5.3.1948 janë shqyrtuar disa propozime për ndryshime emrash e mbiemrash. Spikasin këtë datë ndryshimet e mbiemrave “Suma” dhe “Jevgu” (shumë i përhapur në ndërrime), si dhe i emrit Hitler. Ndërsa “Suma” u bë “Duma” dhe “Jevgu” u bë “Ramazanaj”, u vendos që emri i shtetasit Hitler Kafexhiu të bëhej Skënder Kafexhiu. Me nënshkrimet e Omer Nishanit (kryetari), Koçit Xoxes (nënkryetari) dhe firmën e sikletshme të Myslim Pezës (nënkryetar), në vitin 1948, emri Hitler u largua nga gjendja civile.

Login to post comments