1990/Demonstrata në Shkodër kundër Stalinit dhe qeverisë së morrave

Hënë, 14 Janar 2019 17:07

Nga Kastriot Dervishi

Në Shkodër u zhvillua e para demonstratë e heshtur në Shqipëri. Jo rastësisht te vendi ku qëndronte kryeterroristi ndërkombëtar komunist, Stalini, figura e të cilit frymëzonte regjimin komunist. Ishte përcaktuar të mbahej me rastin e ditës së republikës komuniste, por më e dukshme u bë në datën 14 janar. Ato ditë u shpërndanë një sërë traktesh. Kujtojmë këtë ngjarje me këto dy trakte të shpërndara atje. “Poshtë qeveria e morrave” ishte një artikulim mjaft i gjetur në atë kohë. Qeveria komuniste prej vitit 1944 nuk kishte sjellë gjë tjetër veçse fukarallëk, propagandë dhe eksperimente vit pas viti. Simbolika tejet e qartë: me komunistët vetëm fukarallëk e morra ka”. “Poshtë Stalini” ishte një prej trakteve të tjera që lidhej me simbolin e diktaturës. Trakte të tjera kundër “pushtetit popullor”, Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, ishin gjithashtu të pranishme ato ditë.

Login to post comments