Nga Kastriot Dervishi
Prek Cali dhe Ded Lulash Smaili i procesit të tij, janë ekzekutuar më 25.3.1945. Ata janë ekzekutuar me të dënuar të proceseve të tjera, duke përbërë një grup prej 13 burrash. Dënimet i dha Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III komuniste. Ekzekutimi është kryer nga forcat e brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit me Petro Bullatin – komandant dhe Lako Polenën – komisar. Fleta bashkëlidhur tregon dokumentin që vërteton datën e ekzekutimit të Prek Calit dhe personave të tjerë.
Lista e ekzekutive të datës 25 mars 1945
1-Prek Cali, 70 vjeç, dënuar me vendimin nr.42, datë 3.3.1945.
2-Ded Lulash Smaili, 70 vjeç, dënuar me vendimin nr.42, datë 3.3.1945.
3-Dom Ndre Zadeja, nga Shkodra, banues në Sheldi, 52 vjeç. Është dënuar me vendimin nr.30, datë 16.2.1945.
4-Arif Selman Hyseni, 60 vjeç, ish kryetar i këshillit Vukatanë dhe
5-Ndrec Lok Loka, 60 vjeç, kryetar i këshillit Juban, dënuar me vendimin nr.39, datë 26.1.1945.
6-Nok Nik Bardhoku, 26 vjeç, ish partizan nga Gradeci, arratisur dhe...
7-Luigj Gjeto Kastrati, 21 vjeç, nga Shkodra, ish sekretar i komunës Bajzë, dënuar me vendimin nr.43, datë 9.3.1945.
8-Gjok Nik Luli, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj dhe...
9-Dul Bajram Muça, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj, dënuar me vendimin nr.26, datë 10.2.1945.
10-Tomë Lekë Duka, 47 vjeç, nga Vupalaj dhe
11-Mark Luc Gjoni, 55 vjeç, anëtar i këshillit Vukpalaj. Janë dënuar me vendimin nr.22, datë 5.2.1945.
12-Maliq Bajram Muço, 31 vjeç, ish sekretar i komunës Malkolaj, dënuar me vendimin nr.28, datë 16.2.1945.
13-Pjetër Ded Gjedoshi (Maloci) 45 vjeç, nga Shkreli, banues në Trush, dënuar me vendimin nr.29, datë 16.2.1945.