Nga Kastriot Dervishi
Jo vetëm Miladinin, themeluesin kryesor, por edhe Dushanin nuk e harronin kollaj këta të partisë sovjetik0-jugosllave në Shqipëri të quajtur Partia Komuniste Shqiptare. Shoku Miladin u vra nga shqiptarët në vitin 1945. Por shoku Dushan vazhdoi aktivitetin. Sidomos në vitet 1949-1953, Dushan Mugosha stërviste emigrantët shqiptarë në Jugosllavi që bënin pjesë në një organizatë politike. Me gjithë akuzat e asaj kohe, sidomos ato të kongresit të 2-të të PPSH-së në vitin 1952, Mugosha u prit me respekt e nderime. Në 21 nëntor 1955 ambasadori shqiptar në Sofje, Shemsi Totozani ka pritur në takim themeluesin e PKSH-së, Dushan Mugoshën. Ky i fundit flet i mallëngjyer për Shqipërinë, duke kërkuar të vijë këtu. Dhe shanin Dushanin pastaj. E donin si themelues. Nuk e harronin kurrë dashurinë e vjetër ata.