Nga Kastriot Dervishi
Në murin lindor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë qëndron prej vitesh një pllakë përkujtimore e vjetër, së cilës agjentët atmosferikë ia kanë hequr ngjyrën e yllit të kuq komunist. Në të shkruhet:
“Më 29.4.1943, me anën të një veprimi të kombinuar, midis të burgosurve politikë dhe çetave të Pezës, të Dajtit e të njësitit gueril të Tiranës, dolën nga burgu fashist 26 veta, të cilët u rreshtuan në radhët partizane”.
Për këtë ngjarje është realizuar filmi “Njësiti guerril”. Emrat sigurisht të panjohur sepse historia e Partisë Komuniste nuk ka emra. Nga të burgosurit, Elami Nimani, Koçi Xoxe dhe Llambi Vullkani ishin themelues të PKSH-së. Pas lufte, Niazi Islami u vetëvra (ka dyshime se u vra), ndërsa Koçi Xoxe dhe Petro Bullati u pushkatuan me vendim gjykate. Le të shohim nga ballafaqimi me dokumentet.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shpall në kërkim 25 personat. Lista e të burgosurve me korrekte të gabimeve të emrave është kjo:
1-Avram Teodor Koja, nga Tirana
2-Sejdin Avdia, nga Mitrovica
3-Niazi Islami, nga Salaria
4-Elami Shyqyri Nimani, nga Gjakova
5-Hajdar Rushit Dushi, nga Tirana (?)
6-Nuri Huta, nga Tirana
7-Selim Alimerko, nga Tragjasi
8-Ali Ahmet Demi, nga Filati
9-Mehmet Ali Shehu, nga Borshi
10-Niazi Rustem Demi, nga Filati
11-Lefter Andrea Kasneci, nga Vunoi
12-Koçi Dhimitër Xoxe, nga Negovani
13-Sotir Llambi Vullkani, nga Korça
14-Jovan Nikolla Bajraktari, nga Bobshtica
15-Andrea Naqo Deçka, nga Tirana
16-Tash Met Thaçi, nga Gjakova
17-Bajram Zenel Dervishi, nga Tirana
18-Petro Vasil Bullati, nga Tuzi
19-Nikolla Irakli, nga Korça
20-Xhafer Ali Vokshi, nga Gjakova
21-Mark Gjet Uli, nga Shkodra
22-Teodor Mark Heba, nga Tirana
23-Qamil Osman Sabri, nga shkodran
24-Dhimitër Vangjel Kallamata, nga Fieri
25-Toma Pando Bukli, nga Kërçova