Urime Kosovë’/ Haradinaj merr konfirmimin e Gjermanisë për vizat

E Enjte, 02 May 2019 16:17

Gjatë punimeve të Samitit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati njoftuar qytetarët se ka marrë një përgjigje pozitive nga Gjermania.

Ndërkohë sot në një dalje për mediat, Haradinaj në atë çfarë i ishte premtuar nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe peshën e tij në  qeverinë gjermane, ia lejoi vetes të deklaronte: I them Kosovës, urime liberalizimin!

 Ministri i Brendshëm i Gjermanisë më ka konfirmuar se kanë qëndrim, në takim na kanë dhënë PO për liberalizim të vizave. Ka thënë PO dhe menjëherë. Unë i them Kosovës urime liberalizimin. Kur i kam thënë Kosovës urime ushtria kanë pasur dilema plot, pyesnin a bëhet kjo. Por fakti që ka dalë Sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria. Nuk e keqkuptoni pse ua jap këtë simbolikë. Nuk ka askush dilema sa i përket qeverisë së Gjermanisë. Kur ishte puna e ushtrisë u munduan të ngrejnë pikëpyetje. Ministri i Brendshëm gjerman ka thënë jam për liberalizimin e vizave për Kosovën menjëherë,”-deklaroi Haradinaj.

I pyetur mbi Francën, ai tha se nuk beson që Franca dhe Gjermania që ishin bashkë për dialogun do të ndahen në këtë temë.

Login to post comments