FOTO/ 'Sa 'fashist' ishte presidenti Nikson, aq janë Agron Tufa dhe Çelo Hoxha'

E Enjte, 02 May 2019 17:17

Ende vijojnë sulmet në adresë të shkrimtarit dhe studiuesit Agron Tufa. Pavarësisht apelit të tij publik se, po kërcënohet fizikisht, sërish media dhe personazhe pranë të majtës vijojnë të hedhin lumë akuzash ndaj tij, por edhe ndaj studiuesit tjetër, Çelo Hoxha.

Por përgjigjen më të bukur ndaj këtyre akuzave e ka dhënë studiuesin i njohur i arkivave, Kastriot Dervishi.

Përmes një fotoje të publikuar, e cila daton në 1 majin e 1970 dhe në të cilin presidenti amerikan Nikson quhet “fashist”, Dervishi jep këtë përgjigje:

Aq sa ishte presidenti Nikson “fashist”, aq janë Agron Tufa dhe Çelo Hoxha

Gojështhururit komunistë, pinjollë kriminelësh, apo vetë kriminelë, që mendojnë si proletarë, por jetojnë e hanë si kapitalistë, e kanë për stil propagande këtë punën e fashizmit. Ustai i tyre, e përdorte shpesh kundër çdo perëndimori e antikomunisti. Çirakët agjitatorë të ustait, janë pa fantazi krijuese, argatë të përjetshëm të tij. Bashkëlidhur një faksimile nga ditari i usta Enver Hoxhës në vitin 1970 (botuar në vitin 1983) ku akuzon presidentin amerikan si “fashist”. Nëse presidenti Nikson paska qenë “fashist” edhe Agron Tufa dhe Çelo Hoxha duhet të jenë “fashistë”.

auto_nnn1556805864.jpg

Login to post comments