“Programet” e Partisë Komuniste gjatë luftës kishin në themel vrasjet kundër shqiptarëve

E mërkurë, 19 June 2019 17:33
Faksimile nga rezolucioni i parë i vitit 1941 Faksimile nga rezolucioni i parë i vitit 1941

Nga Kastriot Dervishi

Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë depozituar tashmë një projektligjit në të cilin synojnë që periudha e parë e Partisë Komuniste të Shqipërisë, ajo e viteve 1941-1944 të mos jetë objekt studimi i Instituti të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK). Argumenti i vetëm i tyre ishte se PKSH-ja nuk kishte në program luftën e klasave dhe ndërtimin e shtetit diktatorial, por vetëm “çlirimin e vendit”. Duke tejkaluar çdo parashikim ata duan ta zhveshin partinë komuniste edhe nga roli i natyrshëm i saj: krimi, shkatërrimi i shtetit të vjetër dhe ndërtimi i një shteti diktatorial. Në manifestin e Partisë Komuniste shkruar nga Karl Marksi dhe Frederik Engelsi në dhjetor 1847- janar 1848, botuar fillimisht në Londër më 1848 dhe botuar në shqip në vitin 1975 thuhej: “Qëllimi imediat i komunistëve është po ai i të gjitha partive të tjera proletare: formimi i proletariatit si klasë, përmbysja e sundimit të borgjezisë, marrja e pushtetit politik nga proletariati”. Në një pjesë tjetër gjenden edhe këto fjalë: “Komunistët e quajnë një gjë të shëmtuar të fshehin pikëpamjet dhe qëllimet e veta. Ata deklarojnë haptazi se qëllimet e tyre mund të arrihen vetëm duke përmbysur me forcë gjithë rendin shoqëror ekzistues. Le të dridhen klasat sunduese përpara revolucionit komunist. Proletarët s'kanë ç'të humbasin në të veç prangave të tyre. Ata kanë për të fituar gjithë botën”.

Partia Komuniste Shqiptare gjatë luftës nuk pati program të veçantë. megjithatë në dokumentet e trashëguara nuk ka asnjë dyshim për zhvillimin e luftës së klasave dhe marrjen e pushtetit si qëllim i parë. PKSH zhvilloi dy aktivitete kryesore politike: mbledhjen themeluese në nëntor 1941 dhe konferencën e parë në Labinot në mars 1943. Në dokumentin e parë të Partisë Komuniste Shqiptare, “rezolucioni i mbledhjes së grupeve kryesore komuniste të Shqipërisë për krijimin e partisë”, të përpiluar nga Miladin Popoviçi, në pjesën “detyrat organizative”, përcaktohet si detyrë “ndër më kryesoret “lufta pa pajtim kundër armikut të klasës”.

Në konferencën e Labinotit, kërkohej popullarizimi i Bashkimin Sovjetik, “atdheut të punëtorëve e të fshatarëve, veprës së shkëlqyeshme të Lenin-Stalinit, vendin ku është zhdukur shtypja e kombit prej kombit dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut, mbajtësin e fuqishëm të luftës për çlirimin e popujve të robëruar nga fashizmi”.

Modifikuar më E mërkurë, 19 June 2019 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...