Në gjysmëfushatën zgjedhore vendore që po zhvillohet pa pasur zgjedhje, po përmendet emri i Haxhi Qamilit. Figura e tij frymëzonte gjatë kohës së diktaturës komuniste jo vetëm Enver Hoxhën, por edhe ata që i shërbenin artit të realizmit socialist. Ky është busti i Haxhi Qamilit, vepër e skulptorit të popullit, Kristaq Rama. Haxhi Qamili ishte një nga rebelët e viteve 1914-1915. Pasi u dënua me vdekje nga qeveria e Esat Toptanit, u var në Durrës më 16 gusht 1915.