Nga Kastriot Dervishi
Abdyl Këllezi (kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit) dhe Koço Theodhosi (ministër i Idustri Minierave) u përjashtuan nga partia dhe nga funksionet më 29.5.1975. Një ditë më pas iu hoq mandati i deputetit. Për dy vendet vakante, partia kishte nga dy kandidatë për zgjedhjet e parakohshme. I kish zgjedhur nga klasa punëtore, të dy me arsim të mesëm. Për A.Këllezin partia përzgjodhi axhustatorin Adil Delibashin, anëtar partie nga viti 1964. Plotësonte një kusht të rëndësishëm si “nip dëshmori”. Për vendin e Koço Theodhosit partia zgjodhi muratorin Osman Dëllinja, komunist nga viti 1955. Ky kishte filluar “karrierën” si hyzmeqar. Zgjedhjet e parakohshme për vendin e A.Këllezin në Rrethin e Beratit dhe K.Theodhosi në Rrethin e Korçës, u mbajtën më 14.12.1975. Me 100% të votave, axhustatori dhe muratori i zunë vendet e deputetëve, dy prej zyrtarëve më jetëgjatë të ekonomisë së asaj kohe.