Në qendrat ku zhvilloheshin paradat e votimeve, kanë ndodhur edhe ngjarje të tilla. Në vitin 1956 u zhvilluan zgjedhje vendore që bëheshin për këshilltarë popullorë. Këta pastaj zgjidhnin komitetet ekzekutive apo nivelet e tjera më të ulëta. Kryetarët e komiteteve ekzekutive të rretheve rekomandoheshin më parë nga Byroja Politike dhe pastaj “zgjidheshin” nga këshilltarët popullorë. Pra në këtë rast, bëhej dy herë votim formal: një herë nga populli dhe një herë tjetër nga këshilltarët. Pavarësisht se ishte diktaturë, edhe qendrat e votimit cenoheshin me anë të ndotjes. Rasti bashkëlidhur tregon atë që ka ndodhur.