Nga Kastriot Dervishi
Ndër telegramet më qesharake të kohës kur po zhvillohej gjyqi kundër “grupit të parë të deputetëve” (4-27 shtator 1947) ishte ai i vullnetarëve të hekurudhës Durrës-Elbasan (në fakt Durrës-Peqin), të cilët ishin bërë gjoja në një mendje. Ata shprehnin “urrejtjen më të madhe për veprat e tyre kriminale dhe të poshtra”. Ata lavdëronin “jetën e re nën udhëheqjen e Enverit dhe të partisë”. Edhe këta ishin “të revoltuar në kulm” kundër “spiunëve sabotatorë mbeturina të Ballit dhe Legalitetit” gjoja “të shitur te sterlinat anglo-amerikane”