Heroi i bulevardit, anarkisti Misto Mame

Hënë, 18 November 2019 16:20

Nga Kastriot Dervishi

Në mbledhjen e Byrosë Politike kushtuar “heronjve”, të datë 17.11.1969, Enver Hoxha tha se  Mihal Durin kishte qenë “pak anarkist”, “shok u ngushtë i Misto Mames”, por “ca ndryshe

nga ai”. E thënë më shqip, nëse Mihal Duri ishte “pak anarkist, Misto Mame ishte tamam anarkist. E bazonte mbase këtë te biografia e tij. Si paraqiten të dhënat për të.

Në librin “Yje të pashuar”, volumi 1, faqe 54-57, nuk jepet asnjë fakt rreth vdekjes së anarkistit Misto Mame, por se më 16 gusht 1942 ishte ndeshur befas (d.m.th. rastësisht) me një patrullë fashiste dhe ishte vrarë.

Në botimin “Heronj të luftës antifashiste nacionalçlirimtare”, Tiranë 1986, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, në faqet 305-312, ka fare pak informacion arkivor. Më shumë e mbushin me trakte lavdëruese propagandistike. Ndryshe ndodh me botimin e brendshëm të Arkivit për dëshmorët, në të cilin dokumentet për zdrukthëtarin e papunë Misto Mamen janë të plota.

Sipas dokumentit të datës 17.8.1942 të Legjionit Territorial të Karabinierisë, nënshkruar nga 3 italianë dhe një shqiptar, thuhej se stacioni i karabinierëve rreth orës 7.10 dëgjoi krisma në rrugën “Bardhyl”. Të katërt u veshën dhe dolën me biçikleta drejt vendit nga erdhën krismat. Pasi kanë shkuar në rrugën e Kusit, kanë parë një të panjohur që vraponte në konsullatën bullgare. I bënë thirrje të dorëzohet, por ai qëllon me një pistoletë, pa vrarë dot njeri. Karabinierët i përgjigjen me zjarr pistoletash. Nga këto të shtëna Misto Mame plagoset. Një milic pa lidhje me grupin e ka qëlluar Misto Mamen nga larg me pushkë. Ky milic ka dashur ta qëllojë në kokë, por nuk është lejuar nga brigadieri Conti. Është dërguar në spital, por ka vdekur pa arritur deri aty.

Pas kontrollit të të vrarit, u gjetën një teserë të Partisë Fashiste me emrin “Koço Ilias” me foton e Misto Mames, fishekë, bomba, etj. Pas kontrollit që u bë në zonë, rreth sendeve të hedhura. Brigadieri Harilla Theodhori ka identifikuar kufomën duke thënë se bëhej fjalë për bashkëfshatarin e tij, Misto Mame. Po ashtu nëna dhe motra kanë identifikuar kufomën në spital. Shfaqej dyshimi për paratë që i ishin gjetur ngaqë ishte i papunë, por që mund të vinin nga aktiviteti i tij si komunist. Nga kontrolli që i ishte bërë bllokut të Misto Mames dilte se në dy shënime thuhej: “Qemalit; djeg depozitën e gomave. Qem. Katër ushtarë me u bashkue me djegë edhe depozitën e gomave”.

Modifikuar më Hënë, 18 November 2019 16:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...