Konfiskimi i “pasurisë” së Osman Kazazit në dënimin e dytë

E mërkurë, 04 Mars 2020 17:51
Dokumenti i verifikimin fillestar të "pasurisë" Dokumenti i verifikimin fillestar të "pasurisë"

Nga Kastriot Dervishi

Në përkujtim të 21-vjetorit të vdekjes së Osman Abdulla Kazazit, një prej simboleve të qëndresës antikomuniste, i cili vuajti 33 vjet, 6 muaj e 4 ditë burgim dhe 5 vjet internim, kujtojmë diçka nga dënimi i dytë i tij. Ai u lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve (nr.17 i listës) u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit “për rrezikshmëri shoqërore”. U arrestua përsëri më 31.10.1966 i akuzuar për agjitacion e propagandë. Këtë kohë ishte punëtor në NBSH  “Gjergj Dimitrov” në Tiranë. Më pak se dy javë pas arrestimit, sëmuret rëndë e shtrohet në spital nga një ftohje e rëndë. Këtë herë do të burgosej me akuza që vinin nga koha e internimit.

Më 4.2.1967 mbahet një procesverbal “sekuestrimi” në mënyrë që kur të mbaronte gjykimi të konfiskohej “pasuria” e Osman Kazazit. Nuk ishte ngopur “pushteti popullor” me konfiskimin e dënimit të parë, donte edhe një tjetër. Shokët e pushtetit kishin hall se mos familjarët e hiqnin “pasurinë” dhe nuk do merrej dot si duhej masa e konfiskimit. 48 pjata vende, një makinë qepëse dhe një radio janë “pasuria” kryesore e Osman Kazazit.

Dëshmitarët kanë nënshkruar akte sipas së cilave në Itali jetohej mirë, nuk duhej të ishte kthyer, se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, për Zogun, etj. Mohoi akuzat dhe njohjet për pjesën dërrmuese të dëshmitarëve. Gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e deklaroi fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, e dënoi me 10 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë.

Pas një dënimi tjetër në burg, i lirua më 13.1.1986.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...