1953/Në burg për vdekjen e Stalinit

E Enjte, 05 Mars 2020 14:51

Nga Kastriot Dervishi

Për një veprim që nuk mund të ishte objekt i një çështje penale, një nëpunës u burgos. Ai ra në sy gjatë ceremonisë së rënies në gjunjë para shtatores së Stalinit dhe u dënua me burgim. Vdekja e Stalinit më 5.3.1953, u përjetua me shumë emocion dhe nderim të madh në Shqipëri. Edhe proceset politike ishin pjesë e këtij përjetimi. Loro Bytyçi arrestua më 13.3.1953. në vendimin e gjyqit të tij, ndër të tjera thuhej:

“Nga studimi i çështjes del se i gjykuari Loro Bytyçi, ka agjituar dhe propaganduar kundra pushtetit për të dobësuar pushtetin popullo. Ai ka komentuar lajmet që jepeshin nga radio reaksionare në disfavor të pushtetit popullor, duke thënë se fillimi i një lufte të tretë botërore do bjeri përmbysjen e qeverisë komuniste. ka biseduar me persona të ndryshëm mbi pakënaqësitë që kishte në lidhje me pushtetin popullor, duke shfaqur urrejtje. Vdekjen e shokut Stalin e ka komentuar si një gjë të mirë në favor të reaksionit ndërkombëtar”.

Gjykata Popullore e Rrethit Tiranë, me vendimin nr.406, datë 29.7.1953 e deklaroi fajtor në bazë të neneve 72 e 83 të Kodit Penal, duke e dënuar me 9 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Me vendimin nr.1725, datë 25.9.1953 Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i uli vetëm një  vit burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...