1941/Letra e vëllezërve Peza për gjeneralin Agostinuçi: Kemi qenë bashkëpunëtorë për çlirimin e Shqipërisë

Tuesday, 10 Mars 2020 16:43

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentet e rrëmbyera nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në korrik 1943, ishte identifikuar edhe një letër e “vëllezërve Peza”, e cila ishte përfshirë në dosjen e përgatitur (në vitin 1958) për Myslim Pezën. Letra ishte nisur me postë për nënkomandantin e përgjithshëm të Karabinierisë, gjeneralin Agostinuçi. Spikat fakt se letra është dërguar me vitin fashist. Ka një gabim midis datave, herë shkruhet 12 e herë 22 mars. Mbase ka të bëjë me mbërritjen e letrës. Më 13-14 mars 1941 u zbrazën nga larg rreth 30 krisma pushkësh ndaj dy veturave që kaluan në kohë të ndryshme rastësisht në rrugën Tiranë-Kavajë, afër fshatit Ndroq. Këto krisma ndaj dy veturave janë interpretuar si aksione të mirëfillta “nacionalçlirimtare”. Në fillim të marsit 1941 në zonë ka pasur disa veprime prerjesh të linjave telefonike dhe incidente të tjera që shpjegohen në dokumente të tjera arkivore. Interesant është fakti se vëllezërit Peza shkruajnë se kishin qenë “bashkëpunëtorë për çlirimin e Shqipërisë”, si duke nga “armiku” i përbashkët, Mbreti Zog.

***

Vula postare Kavajë, 22 mars XIX

Tiranë

Kemi qenë bashkëpunëtorë për çlirimin e Shqipërisë, por fatkeqësisht Ju na keni vrarë gra dhe fëmijët. Gjersa nuk do të kuptohet e vërteta,  nuk do të bëjmë asgjë, por ju mos shtypni popullin sepse nuk ka faj. Nga 7 prilli 1939 që keni ardhur në Shqipëri nuk keni kuptuar popullin. Ne ju kemi quajtur shpëtimtarë dhe jo për të vrarë gra dhe fëmijë që ju sugjerojnë të tjerët dhe për çështje që ne kemi mes njërit dhe tjetrit.  Ju keni ardhur në Shqipëri për të ndihmuar ata që nuk na duan. Për të plagosurit dhe të burgosurit duhet të keni shumë kujdes. Duhet t’i njihni miqtë tuaj dhe kjo do t’ju nderonte. Ne nuk kemi prerë telat e telegrafit dhe për këtë duhet të ishit të sigurt.  Po të donim mund të prisnim të gjithë telat telegrafikë të Shqipërisë qendrore në një natë të vetme.

Ne ju kemi konsideruar miq dhe jo armiq dhe tani edhe vrasësh grash dhe fëmijësh. Ndonjë i huaj mund të na blejë me para, po ju jetoni në ajër.

Më 12 mars 1941.

Vëllezërit Peza

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...