1941/Mbi ngjarjet e ndodhura në Pezë, raporti i regjentit të prefekturës

E mërkurë, 11 Mars 2020 17:29

Nga Kastriot Dervishi

Regjenti i Prefekturës së Durrësit, Jup Kazazi, i dërgon një raport Zyrës Politike dhe të Personelit (shërbimi sekret i kohës) të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me ngjarjet në zonën e Pezës. Vlerësimi i situatës nga autoritetet e kohës si dhe dyshimet e tyre, shpalosen në këtë raport. Edhe në informacione të tjera ngjarjet e marsit 1941, nuk japin përshtypjen për ndonjë qëndresë antifashiste.

***

Ekstrakt nga raporti i datës 26.3.1941 i regjentit Jup Kazazi për MPB-në

Para datës së ngjarjes që kemi pas nderin të lajmërojmë atë ministri dhe pikërisht në datën 3 të këtij muaji, të quajturit Mesrin Merepeza nga katundi Pezë e Vogël, Abdulla Zenel Meta nga katundi Pezë Helmës si dhe Zyber Veli Kryeziu nga katundi Kryezi i rrethit të Nënprefekturës  së Kavajës, kanë pas plagosë me sëpatë të quajturit Jonuz Hasan Meta..., prandaj në momentin e parë është kujtuar se prerja e telit dhe qëllesa kundra automobilit të Conte Campello të ishte bërë prej të përmendurve. Mirëpo, pas dy orësh, dy nga guximtarët, d.m.th. Mesrin Merepeza dhe Abdulla Zenel Meta, u kapën në shtëpinë e një djaloshi 16-vjeçar pa armë.

Për arsye se plagosja ishte bërë me sëpatë dhe se guximtarët e saj u gjetën pa armë, dyshimi u hoq prej tyre dhe supozohet që ngjarjet ta kishin kryer Myslim e Shyqyri Peza me njerëz të tjerë kriminelë e ushtarakë të dezertuar që mbanin në shtëpinë e tyre ose prej kundërshtarëve të vëllezërve Peza me qëllim që të shtypin Karabinierinë të merrte masa kundër tyre mbasi ata ishin për çështje gjakmarrje.

Kjo prefekturë nuk kujton që prerjen e telit të telefonit dhe shtimjen kundër automobilit ta kenë bërë vëllezërit Peza me shokë, për arsye se këto ishin lënë të qetë nga autoritetet dhe kundra tyre nuk bëheshin ndjekjet e zakonshme. Pra për këtë shkak, s’kishin si t’i përgatisnin vetes së tyre atë ç’ka ju ngjau në mbrëmjen e datës 7 të këtij muaji.

Shtojmë se supozimi që ngjarja të jetë bërë nga ana e hasmëve të vëllezërve Peza për të shtyrë autoritetet e sigurimit publik që të merrnin masa kundra tyre është mjaft i përhapur edhe në opinionin publik të qarqeve përkatëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...