100 vjet nga nisja e jetës parlamentare të shtetit shqiptar

Premte, 27 Mars 2020 13:03
Kryetari Xhemal Naipi dhe vula e Këshillit Kombëtar. Xhemal Naipi ishte edhe personaliteti i klerit mysliman. Në vitin 1943 u zgjodh kryetar i parë i Organizatës së Legalitetit. U dënua nga regjimi komunist dhe vdiq në burgun e Burrelit. Kryetari Xhemal Naipi dhe vula e Këshillit Kombëtar. Xhemal Naipi ishte edhe personaliteti i klerit mysliman. Në vitin 1943 u zgjodh kryetar i parë i Organizatës së Legalitetit. U dënua nga regjimi komunist dhe vdiq në burgun e Burrelit.

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1912 Kuvendi i Vlorës zgjodhi një trupë legjislative, por kjo nuk mundi të mblidhej asnjëherë. Këtë veprim e pasoi Kongresi i Lushnjës, por këtë herë, trupa e zgjedhur prej tij mundi të mbledhej, duke shënuar kështu nisjen e jetës parlamentare të shtetit shqiptar që lidhet me datën 27 mars 1920. Nuk duhen ngatërruar gjërat. Tjetër gjë është kongresi në Lushnjë dhe tjetër nisja e jetës parlamentare. Se po të ishte kështu, duhej përmendur edhe Kuvendi i Vlorës që zgjodhi legjislativin e parë. Mbledhja e parë i çeli punimet në shtëpinë e Zija Toptanit (sot Akademia e Shkencave) më 27 mars 1920, ora 9.45, në një ceremoni festive që i priu përshëndetja e Këshillit të Naltë. Si qëllim kombëtar, këshilltarët e naltë rendisnin pavarësinë e plotë dhe mbrojtjen e atdheut, duke u shprehur për fqinjësi të mirë me fqinjët, por duke kërkuara prej tyre të drejta etnike e jetike, falënderuan presidentin amerikan Wilson dhe paraqitën para njerëzimit lutjen: “Drejtësi kërkojmë dhe e drejta do të na jepet”. Këshilltarët kujtonin bashkimin e Shkodrës me atdheun, duke shfaqur shpresën se edhe viset e tjera problematike, të njohura në vitin 1913, do të hynin në administrimin e qeverisë e shtetit shqiptar. Mbledhja filloi duke pasur si kryetar të parë të përkohshëm Mytesem Këlliçin, e sekretar më të riun, Kostaq Kottën. Në mbledhjen e datës 31.3.1920, u vendos të quhej përfundimisht Këshilli Kombëtar.

Trupa e parë legjislative e Shqipërisë u zgjodh në Lushne si “Senat”, por në mbledhjen e katërt datës  29.3.1920 ajo vendosi që quhej “Këshilli Kombëtar”. Duke qenë një trupë e përkohshme jo e dalë nga zgjedhjet, me propozim të Hilë Mosit u vendos që në rast të humbjes së mandatit të ndonjë deputeti, zëvendësimin e tij ta bënte me emërim këshilli i prefekturës dhe nëpërefekturës përkatëse. Ligji i parë i shtetit shqiptar ishte ai i datës 5.4.1920 “Ligji ndëshkimor për fajet politike”, pas tij u miratua “Ligji për fajet e këshilltarëve të kombit”.

Në mbledhjen e dytë të datës, u zgjodh me vota të fshehta kryesia drejtuese e legjislativit me këtë përbërje:

1-Xhemal Naipi - kryetar

2-Spiro Koleka (Dhimitër Kacimbra 27 maj 1920) - nënkryetar

3-Hilë Mosi - sekretar

4-Xhemil Rruga-sekretar i jashtëm

Në sesionin e dytë, kryesia ishte si vijon:

1-Dhimitër Kacimbra - kryetar

2-Qazim Koculi - nënkryetar

3-Hilë Mosi (Kolë Thaçi, 6 nëntor 1920)- sekretar

4-Ramiz Daci - kujdestar

Gjithsej trupa e parë legjislative zhvilloi 70 mbledhje. Sesioni i parë u mbyll më 27 maj 1920 pas 43 mbledhjeve. Ndërsa sesioni i dytë u hap më 23 shtator 1920 dhe u mbyll më 15 nëntor 1920, pas 27 mbledhjeve.

Këshilli Kombëtar ngriti komisionet e tij të përhershme, të Rregullores; për Punë Administrative të Brendshme e Ushtarake; për Punë të Financave e Postëtelegrafave; për Arsim dhe Punët Botore; për Drejtësi Politike e parashtesa. Më vonë u zgjodh komisioni për çështjet me rëndësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...