Eksplozivi kundër shtatores së Stalinit më 28 mars 1990 në Tiranë, u ndaluan 247 persona të dyshuar

Saturday, 28 Mars 2020 17:42

Nga Kastriot Dervishi

Dy ditë pas demonstratave të Kavajës në Tiranë u regjistrua në ngjarje e pazakontë që ngeli pa autor. Iu vu dinamiti shtatores së Stalinit. Kjo shtatore ishte vënë fillimisht më 5 nëntor 1951 në sheshin “Skënderbej” sipas vendimit që kishte marrë Kuvendi Popullor në mbledhjen e tij të 11 janarit 1951. Në vitin 1968, me rastin e përkujtimeve të këtij viti për 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, ajo u zhvendos në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e kombit”, përballë Galerisë së Arteve Figurative, në të cilën qëndronte shtatorja e Leninit. Vetëm në Tiranë atë kohë ishin dy shtatore të Stalinit, pa përmendur bustin që qëndronte para Akademisë së Shkencave. Këto ishin simbolikat më të mëdha të stalinizmit shqiptar.

Pikërisht më 28 mars 1990, në shtatoren e Stalinit në Tiranë u vu një sasi eksplozivi që e dëmtoi atë, por mbi të gjitha shembi mitin se diktatori sovjetik ishte i paprekshëm. Pavarësisht se nuk e rrëzoi por e dëmtoi shtatoren, simbolika e ngjarjes ishte shumë e madhe. Regjimi mobilizoi forcat e diktaturës për të bërë të mundur arrestimin e personit. Listoi dhe thirri të gjithë personat e mundshëm që mund të kishin vënë eksplozivin, por nuk arriti të gjente autorin. Kjo për faktin e thjeshtë se këtë akt e kishin bërë dy vetë dhe depërtimi me agjenturë ishte i pamundur. Ngjarja ndodhi në orën 20.30 në kulmin e xhiros së kryeqytetit në bulevard. Dyshimi ishte e u organizua “nga elementë armiq të paidentifikuar”. Nga frika që shkaktoi organet e Sigurimit morën masa për sigurimin e përforcuar të udhëheqjes së partisë dhe objekteve të rëndësisë së veçantë. U përqendruar vëmendja te ambasadat e huaja, te lidhje e tyre me “elementin armik”.

U thirrën 247 persona “nga radhët e elementëve në përpunim e të evidencuar si kontingjent armik me rrezikshmëri” dhe u realizuan 453 takime me agjenturën. “U morën një sërë veprimesh të tjera të karakterit operativ dhe ushtarak”, megjithatë asnjë shenjë nuk doli nga gjithë ai hetim. Autorët nuk u zbuluan. Madje një pistë dyshimi ishte krejtësisht e gabuar dhe pa lidhje. Sikur të kishin marrë më shumë nga këto lloj goditjesh, regjimi as do t’i zbulonte ndonjëherë.

Vite më vonë pas, u mor vesh se autor i ngjarjes ishte Bujar Nallbani, shofer në repartin e xhenios në periferi të Tiranës. Ai vendosi sasinë e dinamitit duke qenë me nipin e tij. Nuk kishte dijeni askush. Shtatorja në fjalë dhe të gjitha ato të Stalinit u hoqën me vendim të Këshillit të Ministrave më 21.12.1990.

Modifikuar më Saturday, 28 Mars 2020 17:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...