1969/Dënimi i italianit të Jorgucatit, burgosja në Spaç

Diel, 29 Mars 2020 16:10

Nga Kastriot Dervishi

Angelo Virgino Bertoni, lindur në vitin 1921 në Mantova të Italisë, me kombësi italiane e shtetësi shqiptare kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1939 si ushtar “në radhët e ushtrisë fashiste italiane”. Pas kapitullimit të Italisë, në pamundësi kthimi, qëndron në fshatin Jorgucat, duke u martuar e krijuar familje. Kishte 3 fëmijë. U arrestua më 3.8.1968. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal.

Thuhej se ishte shprehur me urrejtje për diktaturën e proletariatit, si p.sh. gjatë një feste në Vrisera. Më 3.8.1969 në klubin e fshatit Vrisera kish pirë disa gota raki i drejtohet një fshatari që po lexonte “Zërin e Popullit” dhe “bërtet në mënyrë armiqësore kundër shtypit popullor”. Ndërsa “në biseda të fshehta” kishte folur sistemit të ekonomisë kooperativiste se fshatarësia vuante për bukën e gojës, etj. “Ky agjitacion i fëlliqur bëhet me qëllim që të dobësojë vrullin e fshatarësisë kooperativiste në pjesëmarrjen në punë dhe shtimin e rendimenteve bujqësore, etj”-thuhej në vendimin e gjykatës. I pandehuri sipas saj kishte përdorur në apologjinë e mbrojtjes “taktika të ndryshme”, “dredhira e zigzake”, të cilat nuk e tundën gjykatën në verdiktin e saj.

Në vendimin e gjykatës midis të tjerash thuhej:“Duke qëndruar konsekuent në rrugën e tij të armiqësisë, në mënyrë të hapur e të fshehtë ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit tonë popullor, kundër sistemit tonë shoqëror në favor të armiqve të jashtëm të Republikës Popullore të Shqipërisë, monarko-fashistëve grekë dhe neofashizmit. I pandehuri me anën e bisedave të tij të fshehta armiqësore, duke u bërë zëdhënës i propagandës shoviniste greke, ka agjituar për përmbysjen e pushtetit dhe okupimin e Shqipërisë së jugut nga monarko-fashistët grekë me ndihmën e imperialistëve dhe revizionistëve modernë. Ai për të bërë elementë të pakënaqur në radhët e minoritetit dhe të përhapur psikozën e luftës, në bisedat e tij armiqësore është shprehur se minoriteti grek duhet të ngrihet kundër pushtetit popullor në mënyrë që grekët të gjejnë pretekstin për të sulmuar vendin tonë. Këtë agjitacion të fëlliqur i pandehuri e ka bërë pikërisht në kohën kur populli ynë i është përveshur me gjithë forcat revolucionarizimit të gjithë jetës së vendit dhe sidomos të gatishmërisë luftarake për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor”.

Gjykata Popullore Gjirokastër, e drejtuar nga Sotir Qirjaqi, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit Ziver Çami, me vendimin nr.1, datë 31.1.1969 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. U lirua nga Reparti nr.303 Spaç më 3.7.1973.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...