Vendimi i fundit i qeverisë para 7 prillit 1939

Tuesday, 07 Prill 2020 10:14

Nga Kastriot Dervishi

Dokumentet që kanë mbërritur deri në ditët tona që i takojnë 7 prillit 1939 nuk janë të plota. Me interes është vendimi i fundit i (i administruar) i qeverisë. Është ai nr.368, datë 6.4.1939, mbi autorizimin e 200 mijë frangave ari për Komandën e Mbrojtjes Kombëtare.

Kanë nënshkruar kryeministri Kostaq Kotta, që ishte edhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore; ministri i Arsimit Abdurrahman Dibra, ministri i Ekonomisë Kombëtare Rrok Gera, ministri i Drejtësisë Faik Shatku dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Izedin Beshiri. Mungojnë nënshkrimet e ministrit të Punëve të Jashtme Ekrem Libohova dhe ministrit të Financave Kolë Thaçi, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm.

Login to post comments