Nga Kastriot Dervishi
Kampi i parë i punës së detyruar me të burgosur ungrit në vitin 1946 në fshatinJubë të Durrësit. Dëshmitë e të dënuarve për muajin e fillimit të punimeve janë kontradiktore, por nisur nga koha e dënimit të Enver Hasës, kampi duhet të jetë çelur në muajin korrik. Synimi ishte hapja e një kanali i cili do të çonte ujin e ëmbël të asaj zone në det.Sipas shënimeve të mëvonshme, nga u përfituan apo përmirësuan 1.700 hektarë tokë në Jubë. Kampi u përbë nga të dënuar të burgjeve të Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Beratit,të cilët me teshat qësollën me vete (përfshi dyshekun personal) formuan një trupë prej rreth 800 të burgosurish, të cilët u sistemuan në çadra të vogla nga ato të UNRRA-s (6 të burgosur në një çadër). Fusha ku ishin vendosur të burgosurit i përngjante një kampingu osman të mesjetës. Për sigurimin e tyre, shërbente një efektivi Divizionit të Mbrojtjes së Popullit me 42 veta (36 ushtarë, 5 nënoficerë, 1 oficer).Komandant ishte Vangjel Mihali me profesion kamerier. Një traktor hapte vijën e punës e pastaj të burgosurit punonin me kazma e lopata për kanalin 5 km të gjatë, me gjerësi 6 metra e thellësi 10 metra. U punua për rreth 4 muaj. Kampi ishte ndërtuar në mënyrë që atillë që të mos ishte i rehatshëm për të dalë e për të hyrë. Të dënuarit duhej të kalonin nëpërmjet një tubi tela me gjemba, gati këmbadoras. Përgjithësisht këtu vuajtën dënimet personat që i takojnë proceseve kryesore të viteve 1945-1946, si p.sh. të gjyqit special në Tiranë, etj. Demir Vila, KostaqKotta, Et'hemCara, Enver Hasa, Ahmet Ndroqi, QazimMerlika, Hasan Kalaja, Reshit Ishmi, BeqirAjazi, ishin disa nga burgosurit e këtij kampi. Të dhënat e mëvonshme tregojnë se në vitin 1976 një pjesë e të burgosurve tëRepartit nr.315 (në të cilin vuanin të dënimin të dënuar të moshës së re) punonin në bujqësi në zonën e Bishtit të Jubës.