Në vitin 1945 Shqipëria nuk kishte kufi me Jugosllavinë

Tuesday, 26 May 2020 13:45

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi komunist mbante si datë të formimit të forcave të kufirit atë 25 prill 1945. Në këtë kohë në fakt nuk kishte asnjë organ kufitar, por dy batalione speciale kufiri bënin pjesë në armën e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, i cili sipas dokumentit të datës 26.11.1945 përbëhej nga 6138 veta. Vihet re se kufiri me Jugosllavinë nuk ekziston, si duket në kuadër të “vëllazërimit” të plotë midis dy partive dhe qeverive, nuk ishte nevoja për kufi. Janë formuar vetë dy batalione kufiri në Delvinë dhe Korçë, përkatësisht me 573 dhe 295 veta. Vetëm pasi u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, në vitin 1949 u krijua Drejtoria e Kufirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Modifikuar më Tuesday, 26 May 2020 13:53
Login to post comments