1965/Sigurimi: “Martin Camaj na e bëri me hile, por e dyshonim”

Premte, 10 July 2020 14:00

Nga Kastriot Dervishi

Historia e rekrutimit me material shtrëngues të Martin Camajt ishte e atillë saqë nuk linte asnjë shteg për ta përdorur për qëllime komprometimi. Aq më tepër që vetëm Martini e kishte treguar për miqtë e tij. Kjo artikulohet edhe nga Sigurimi, në raport vijuese të tij, kur përpunimi i Martinit, i njohur si objekti “Miloti”. shihej si proces shumë i pamundur. Në hyrje të raportit “tepër sekret” të datës 24.11.1965, i cili përbëhet nga elementë biografikë dhe ato të përpunimit, thuhet:

“Është e vërtetë që Martin Camaj u rekrutua në vitin 1948 nga organet tona me material komprometues, por gjatë procedimit të rekrutimit, ai nuk është treguar i sinqertë dhe ka hezituar të tregojë gjithë aktivitetin e tij armiqësor, si dhe shokët që bashkëpunonte. Për këtë, nga organet tona është patur parasysh se bashkëpunimi i tij me ne, ka qenë me hile dhe e kanë patur në kontroll. Kështu që në këtë drejtim nuk ekziston asnjë bazë për të vepruar”.

Pjesa arsyetuese pastaj, është si gjithnjë qesharake, si punët e Sigurimit. Thuhej se kishte “shumë mundësi të ishte agjent i jugosllavëve”, sepse këta kishin interes për Bllokun Kombëtar Indipendent. Për këtë nuk kishin asnjë provë, por aludohej se disa zbulues jugosllavë kishin marrë kontakte me Bllokun. Por thuhej se Martini ishte në lidhje edhe me zbulimin amerikan dhe atë gjerman. Lidhja më e fortë besoj se ishte me zbulimin amerikan. Me këtë kornizë, Martinit i plotësohej portreti i “poliagjentit”, si figurë e rangjeve të lartë ndërkombëtare të spiunazhit. Amerikanët i kishin vënë “detyrë” të punonte me delegacionit shqiptare nëpër konferenca. Duke pranuar faktin se përpunimi i Martinit ishte problematik, në shënim thuhej: “Në vendin ku është, e kemi vështirë përpunimin e tij, që edhe në qoftë se kombinojmë vënien në korrespondencë ndonjë punonjës të shkencës, të dimë si reagon etj”. për këtë arsye, u mendua që një profesor nga Shqipëria të hynte në korrespondencë me Martinin.

Sipas të dhënës të datës 31.7.1969, thuhej se Martin Camaj takohej në Mynih me profesor Latif Malikun, i cili duhej të ishte “agjent i UDB-së”. E në këtë marri komentesh, çfarë i duhej “një agjenti të UDB-së” të takohej me “një agjent të UDB-së”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...