“Unë jetova. Unë nuk kam asgjë se u përkas të gjithëve”

E Enjte, 16 July 2020 19:23
Fletë nga blloku i shënimeve të Vilson Blloshmit, si dhe plumbi i gjetur në vendin ku u preheshin eshtrat e martirëve Fletë nga blloku i shënimeve të Vilson Blloshmit, si dhe plumbi i gjetur në vendin ku u preheshin eshtrat e martirëve

Nga Kastriot Dervishi

Përkujtojmë sot përvjetorin e ekzekutimit të poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka. Procesi ndaj tyre u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim. U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977.

Në dosjen agjenturiale-operative në ngarkim të Vilson Blloshmit, gjendet edhe një bllok me shënime të tij. Në të janë të shkruara disa aforizma. Disa kanë emër autorësh e disa jo. Të mëposhtmet nuk janë autor. Mbase janë krijime të Vilsonit. Duke mos ditur saktë autorësinë e tyre, kam zgjedhur tre fragmente:

-Të jetosh pa qëllimin e të jetuarit, d.m.th. të kesh vdekur, duke e ditur se ke vdekur.

-Shpeshherë në shpirt kemi një boshllëk që nuk i shpëton domosdoshmërisë së mbushjes. Mjerë ai që e mbush atë me gurë.

-Unë jetova. Unë nuk kam asgjë se u përkas të gjithëve, prandaj jam i lumtur..., prandaj vlerësoj më tepër se çdo gjë, të kundërtën.

 

Skeda e përndjekjes së Vilson Blloshmit

-15.2.1975 në përpunim paraprak PP

-11.8.1975 në kontroll operativ 2B

-10.5.1976 në përpunim aktiv 2A

-5.8.1976 arrestohet

-17.7.1977 ekzekutohet

Skeda e jetës

18.3.1948 u lind në Bërzeshtë

1962-1966 nxënës në Shkollën Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan

1966-1968 punëtor në ndërmarrjen e drurit në Stravaj

1968-1970 ushtar në Tale të Lezhës

1970-1973 në kooperativë bujqësore

1973-1975 minator në minierën e Përrenjasit

1975-1976 në kooperativë bujqësore

 

Skeda e përndjekjes së Genc Lekës

-16.3.1959 përpunim paraprak

-13.4.1960 kontroll operativ 2B

-16.12.1969 përpunim aktiv 2A

-10.7.1972 kontroll operativ 2B

-15.7.1976 përpunim aktiv 2A

-31.8.1976 arrestohet

-17.7.1977 ekzekutohet

Skeda e jetës

15.8.1941 u lind në Bërzeshtë

1956-1960 nxënës në Shkollën Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan

1960-1966 arsimtar në Zdrajsh të Librazhdit

1966-1968 ushtar në Repartin ushtarak nr.4037 Cërrik dhe nr.3202 Elbasan

1968-1976 punëtor në fermë

Modifikuar më E Enjte, 16 July 2020 23:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...