Personalitetet e Ministrisë së Arsimit në një foto historike

E Enjte, 16 July 2020 16:03

Nga Kastriot Dervishi

Më 24.12.1922 Rexhep Mitrovica mori prej Aleksandër Xhuvanit, drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Ndryshe nga ministrat e tjetër paraardhës, ai do kishte qëndrueshmëri në detyrë dhe do të shërbente në qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut. Ai qëndroi ministër deri më 25.2.1924. postin ia dorëzoi një shqiptari tjetër nga Kosova, Fahri Rashitit (Gjilani).

Fotoja e paraqitur është gjithë ekipi i Ministrisë së Arsimit më 28.10.1923. Rezultojnë shumica personalitete të arsimit, si dhe një gërshetim brezash. Më pas në drejtim të arsimit, por në kohë më të shkurtër, kanë rezultuar ministra edhe Rexhep Krasniqi dhe Bedri Pejani. Do ishte vërtet me interes të dinin në i njeh apo paraardhësit e vet nga Kosova, ministrja e sotme e Arsimit.

Modifikuar më E Enjte, 16 July 2020 16:06
Login to post comments