Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, në rolin e një qeverie të përkohshme nxori vetëm një trakt. Ky komitet përbëhej nga 12 anëtarë. Nga Balli Kombëtar merrnin pjesë: Hasan Dosti, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Vasil Andoni, Et’hen Haxhiademi, Xhemal Herri.
Nga Nacionalçlirimtarët: Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Spiro Koleka, Vasil Nathanaili, Malo Frashëri, Haki Stërmilli.
Shpallja është pak a shumë shpallja e vendimeve të Mukjes. Nga delegat e Ballit, 3 u vranë gjatë luftës (Hysni Lepenica, Skënder Muço, Xhemal Herri), 1 u dënua pas lufte nga regjimi komunist dhe vdiq në burg (Et’hen Haxhiademi), 2 u larguan nga Shqipëria.
Nga të Nacionalçlirimtares, 1 u vra gjatë luftës (Mustafa Gjinishi), 1 u largua nga Shqipëria (Abaz Kupi).