Nga Kastriot Dervishi
Më 25 tetor deri më 5 nëntor 1975, u zhvillua procesi ndaj “grupit të ushtrisë”, drejtuar nga gjykatësja Eleni Selenica, pas së cilit u pushkatuan: Beqir Balluku, Hito Çako dhe Petrit Dume. Në fotot e këtij procesi spikat ndër të tjera prania e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Feçor Shehu dhe inspektorit të MPB-së Nevzat Haznedari. Pavarësisht se ishte në fund të karrierës dhe donte 4 vjet të dilte në pension, Haznedari e mbylli rezulton si ekzekutori i dënimeve me vdekje më 5 nëntor 1975. Ai më parë ka ndjekur punimet e gjyqit dhe më pas është marrë me ekzekutimet.