Pak ditë pas pushtimit fashist, Këshilli i Ministrave miratoi heqjen e disa emrave të vjetër, zëvendësimin e tyre me emra të rinj si dhe emërtime atje ku nuk kish pasur më parë. Me vendimin u autorizua Ministria e Punëve të Brendshme dhe urdhërua Bashkia e Tiranës për të kryer veprimet.
Me vendimin nr.5, datë 21.4.1939 të Këshillit të Ministrave, u ndryshuan emrat e rrugëve si vijon:
1-“Zog I” u bë “Vittorio Emanuele III”
2-“Mbretnesha Geraldina” u bë “Mbretnesha Elena”
3-“Kostaq Kotta” u bë Galeazzo Ciano
4-Sheshi në Tiranën e re para shtëpisë së Pandeli Evangjelit u quajt sheshi “Savoja”
5-“Kostanzo Ciano” u quajt sheshi para Parlamentit
6-“Nana Mbretneshë” u bë “Princi Umberto Savoia”