1952/Të vdekur me Terrusin në Burgun e Burrelit

E mërkurë, 07 October 2020 14:05

Nga Kastriot Dervishi

Burgu nr.3 i Burrelit u çel në vitin 1946. Në të u vendosën kategoritë e të burgosurve që cilësoheshin më të rrezikshëm në vend, të cilët në rast agresioni do të ekzekutoheshin të gjithë. Në këtë burg u burgosën ata persona që ishin “armiq të popullit”, të akuzuar për lidhje agjenturore, etj. Të burgosurit ordinerë këtu, që ishin të pakët, i takonin kategorisë së të dënuarve për vrasje. Në Burrel nuk vuanin dënimit të burgosur me akuza të lehta, të llojit për mospagim detyrimi, vjedhje të pasurisë socialiste apo pasurisë së tjetrit, etj. Në shkurt 1950 në Burrel ishin 373 të dënuar politikë dhe 11 të dënuar ordinerë. Sëmundja kryesore që kishte shkaktuar vdekjet ishte TCB-ja.

Vdekshmëria në kampe dhe burgje për dy vite ishte në këto shifra:

-Viti 1951: 85 të dënuar politikë dhe 93 ordinerë.

-Viti 1952: 101 të dënuar politikë dhe 106 ordinerë.

Në tremujorin e parë të vitit 1952, sëmundjet në kampe dhe burgje ishin rritur me 200%. Në marsin e vitit 1952, në Burgun nr.3 të Burrelit vërehen këto vdekje afër datës së shtetasit italian G.Terrusi:

-Giusepe Terrusi (1900), arrestuar më 5.12.1946, vdekur më 14.3.1952

-Dine Mehmet Hysenaj (1920), nga Marezku i Çamërisë, arrestuar më 29.7.1946, vdekur më 14.3.1952

-Rrapo Mete Pula (1891), nga Zhulati, arrestuar më 25.5.1949, vdekur më 14.3.1952

-Ali Daut Rrapaj (1918), arrestuar në vitin 1945, nga Siqeca, vdekur më 18.3.1952

Modifikuar më E Enjte, 08 October 2020 10:43
Login to post comments