Një i dënuar politik lirohej më 10.6.1959 nga Reparti nr.303 Tiranë, pasi kishte vuajtur gati 10 vjet heqje lirie. Ato ditë ishte zhvilluar vizita e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov në Shqipëri. Në fletën e lirimit, komanda shënon se i dënuari kish krahasuar vizitën e shokut Hrushov me atë të Duçes (fjala mund të ishte për vizitat e Cianos apo Viktor Emanuelit të III në Shqipëri), duke dhënë idenë se pritjet e popullit në këto forma, kështu rezultonin. Reparti 303, në këtë kohë, ndërtonte bllokun e pallateve “Puna” në krah të stadiumit “Dinamo” (sot “Selman Stërmasi”). I dënuarit si duket ka dashur ta japë simbolikisht emrin e Duçes.