Për ish ministrin e Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare në vitet 1943 – 1944, Ago Agaj, (1887 – 1994), gazeta “Bashkimi” e datës 6.3.1946 shpërndante lajmin e rremë sikur ishte vrarë në Itali për gjakmarrje. Përhapja e këtyre lajmeve bëhej sistematikisht prej regjimit komunist në atë kohë. Agaj prej vitit 1969 u vendos në SHBA dhe rrojti për inat të komunistëve deri në dhjetor 1994.