Nga Kastriot Dervishi
Në Paris u mbajt më 29 korrik-15 tetor 1946 një konferencë paqeje, me synimi shqyrtimin e projekttraktateve me Italinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Finlandën. Në Shqipëri filloi të shfaqej në fillim pakënaqësia për mosthirrjen e qeverisë në atë mbledhje, me anë të mitingjeve dhe telegrameve, përfshi edhe ato të komuniteteve fetare. Në konferencë morën pjesë 21 vende anëtare të OKB-së. Interesat e Shqipërisë këtu i mbrojtën kryesisht Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Ukraina. U dhanë shifra qesharake të “dëmeve” të Shqipërisë në luftë, të cilat do jenë objekt i shkrimeve të tjera. Më 12.8.1946 Jugosllavia propozoi që Shqipëria të ftohej me të drejtë vote këshillimore në konferencë, por kjo nuk u pranua. Për kompromis, me 15 vota pro, 3 kudra e 3 abstenime u vendos që të dëgjohej Shqipëria në lidhje me traktatin e paqes me Italinë. Por bashkë me Shqipërinë do ishin edhe Egjipti, Brazili dhe Kuba. Më aktivë për të kundërshtuar propozimin jugosllav u treguan SHBA, Britania e Madhe, Australia dhe Greqia. Befasia ishte një deklaratë e delegatit britanik Aleksandër, i cili ndër të tjera tha: “Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë vend aleat dhe nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara”. Ai e krahasoi luftën e Shqipërisë me atë të Austrisë dhe kërkoi që nëse ftohej Shqipëria të ftoheshin edhe Egjipti, Meksika dhe Kuba. Britaniku tha se kishte dallime të mëdha midis luftës së partizanëve polake dhe atyre shqiptarë. Vishinski kundërshtoi kryeministrin grek me një mbrojtje të keqe, duke thënë se partizanët shqiptarë vepronin qysh nga viti 1939, se në vitin 1943 ata ishin 10 mijë e se në vitin 1944 u bënë 70 mijë. Vlen kjo për kujdese për këta shokët që e quajnë veten “fitues” dhe në krah në të mëdhenjve kur rezultojnë vetëm në anën jugosllave dhe sovjetike. Për ata që nuk besojnë, kjo është botuar në gazetën "Bashkimi" të datës 11.8.1946.