Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër, fluturimi me dinamit i bustit të diktatorit

Diel, 13 December 2020 11:54

Nga Kastriot Dervishi

Sot është 30-vjetori i një ngjarjeje të madhe për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë. Për herë të parë, në mënyrë demonstrative u hoq busti i një prej kriminelëve më të mëdhenj që ka njohur toka shqiptare. Më 13 dhjetor 1990 nga ora 12.45 deri në orën 20.00 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që ndodhej në qendër të këtij qyteti. Rezulton se ky bust është i pari i hequr nga piedestalet e qyteteve tona. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: "Liri, demokraci", e me pas me parullat "Enver Hitler”, "Poshtë Enver Hoxha", "Poshtë dhuna","Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj. 
Në raportin e Hetuesisë së Përgjithshme të datës 26.12.1990 për sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Xhelil Gjonin, për këtë ngjarje, ndër të tjera thuhej:

Në hetim doli sa grupi prej 20 – 30 vetash ashte organizuar një dita më parë. Ato që me fillimin a grumbullimit e gjatë manifestimit të paligjshëm dha kryerjes së vandalizmave janë përpjekur të tërheqin pjesëmarrës nga masa e studentëve të Institutit të Lartë Pedagogjik dhe nxënës të shkollës së mesme "Jordan Misja”. Organizatorë ta manifestimet dhe të kryerjes së akteve të vandalizmit del se kana qenë vëllezërit Apollon e Kastriot Haxhi, Gjon Maranaj etj. Këtyre dhe turmës ju është bërë thirrje disa herë nga shefi i policisë së rrethit për t’u shpërndarë dhe të merrnin leje në bazë të ligjit për kryerjen e këtij manifestimi. Ato kanë përfituar nga qëndrimi gjakftohte, i matur e tolerues i forcave të ruajtjes së rendit. Ekzekutorë me aktivë në këtë ngjarje kanë qenë Paulin Gjonpali, Roland Prela, Gjon Vukaj, Artan Gjegja, Gjovali Papleka, Zef Torta, Sokol Drasati, Zenel Palika, Gjovalin Zafi, vëllezërit Paulin e Zef Coku etj. Këto kanë thyer xhamat e dritareve e dyerve dhe kanë shkaktuar edhe dëmtime të tjera në godinat e Institutit Pedagogjik, Komitetit të Partisë, Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit, radios, etj dha të vitrinave në njësitë tregtare e të shërbimeve. Gjovalin Papleka me një sopatë të vogël ka dëmtuar bustin e Enver Hoxhës. Paulin Gjonpali, Artan Gjegja, Gjovalin Zefi, Roland Prela etj, kanë vendosur një kabull elektrik në qafën e bustit dhe e kanë tërhequr për ta hedhur por nuk kane mundur. Me pas Sokol Drasati ka vendosur lëndë plasëse edhe në qafen e bustit deri sa e kanë rrëzuar. Sokoli për të mposhtur rezistencën dhe për të vrarë punonjësin e policisë që i pengonte për të përparuar në godinën e radios, ka hedhur tre herë lëndë plasëse brenda në godinë. Këta persona kanë vënë edhe zjarr në 10 institucione e njësi tregtare të djegura. Në hetim doli se organizatorët dha ekzekutorët aktiv në këtë ngjarja, në kryerjen veprimeve të shkallëzuara nuk kane patur ndonjë plan apo platforme të mëparshme.

Modifikuar më Diel, 13 December 2020 15:11
Login to post comments