Nga Kastriot Dervishi
Osman Myrteza Shkalla, i vitlindjes 1915 nga Durrësi, ish anëtar partie, arrestua më 8.3.1947, u dënua me 20 vjet burgim. Në letrën e datës 19.5.1949 drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së midis të tjerash shkruan rreth torturave që i janë bërë në hetuesi:
“Unë tregoja të vërtetën përpara hetuesit, tri javë me radhë, atë që ishte. Mirëpo hetuesit Muço Saliu (në origjinal e shkruan “Mustafa”-shënim), Niko Paskali, më thonin se këto nuk i interesonin, pse i dinin të gjitha, por donin aktivitetin tim në Korçë. Kjo zgjati 3 muaj rresht. Gjatë kësaj kohe, kapiten Muço Saliu më torturonte duke më rrahur, duke më lënë lakuriq në ujë të ftohtë, në korrent, etj. Ai më thoshte pse nuk pranoja se nuk kishin qëllim të më dënonin, por të demaskonin politikën e amerikanëve. Gjatë kësaj kohe unë bëra si i çmendur duke mos ditur se çfarë flisja.
Oficerët hetues duke përfituar prej rastit shkruanin atë që donin duke e përpiluar procesverbalin sipas qejfit të tyre...Unë u detyrova të pranoja pse më detyronin me anën e shkopit dhe torturave të tjera duke thënë gjëra të paqena, që as në ëndërr si kisha parë. Masar Sojlit as emrin nuk ia kisha dëgjuar, e jo njohur.
Muço Saliu e Niko Paskali më detyruan në flisja pa qenë edhe për Ndue Nikollën, sikur kish marrë prej Antoni Stivensit informata. Të gjitha këto të paqena i shpifën vetë hetuesit dhe i shkruanin e i zbukuronin ashtu si donin vetë.
Muço Saliu e Niko Paskali më detyruar në flisja pa qenë edhe për Ndue Nikollën, sikur kish marrë prej Antoni Stivensit informata. Të gjitha këto të paqena i shpifën vetë hetuesit dhe i shkruanin e i zbukuronin ashtu si donin vetë. Përpara gjyqit thashë të vërtetën, atë që ishte, duke mos pranuar asgjë nga ato që kishin shkruar hetuesit në proces. Gjithashtu dhe gjyqit të lartë i tregova të vërtetën”.