Dokumenti i parë për formimin e Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë

Hënë, 01 February 2021 12:52
Vendimi i Këshillit të Ministrave Vendimi i Këshillit të Ministrave

Nga Kastriot Dervishi

Shoqëria e Kryqit të Kuq Amerikan (KKA) ishte formuar në vitin 1881 nga zonja Clara Berton, e cila ishte edhe presidente. Synimi kryesor ishte ushqimi e veshmbathja e jetimëve si dhe përhapja e diturisë nëpërmjet një rrjeti shkollash. KKA erdhi në Shqipëri pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore në prill 1919. Qendra u vendos ë Tiranë, ndërsa degët në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë. Deri në vitin 1920 numëroheshin 4 spitale dhe 3 shkolla të mbajtur nga KKA-ja. KKA shërbeu në Shqipëri deri në maj 1921. Po ashtu u dhanë bursa për “Robert College” në Stamboll.

Në prill 1920 erdhi në Shqipëri si drejtori i Kryqi i Kuq i Rinisë Amerikane (KKRA), John Krowley, i cili një vit më pas u zëvendësua me Ambrose Bradley Kelly.

Ministria e Arsimit paraqiti kërkesën e Kryqit të Kuq Amerikan, datë 29.10.1920 dhe Këshilli i Ministrave me vendimin nr.823, datë 1.11.1920, miratoi formimin në Tiranë të një shkolle teknike. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeministri Sulejman Delvina, ministri i Arsimit Sotir Peci dhe ministri i Luftës Ali Kolonja.

Për pajisjet e shkollës, pajisjet e nevojshme u blenë në Vjenë. Shkolla u çel në shtator 1921 me drejtor Hollingshead. L.Heron u bë drejtor i Shkollës Teknike, por ky u largua në shkurt 1922.

Në maj 1922 dr.Hill i dërguar për një inspektim në Europë për qendrat e Kryqit të Kuq, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për Shkollën e re Teknike.

Shkolla nisi aktivitetin e saj fillimisht në një godinë me qira pranë vendit ku më vonë u ndërtua kinema “Nacional” (më pas “17 nëntori”), por pas 3 muajsh u zhvendos në godinën ku ka qenë për shumë selia e PD-së. Më 4.1.1924 u zhvillua ceremonia e përurimit të godinës së re, lidhur së cilës ishte një fabrikë. Në shtator 1922 erdhi në Shqipëri si drejtor i shkollës, Harry Fultz.

Më 24.4.1923 u përuruan ofiçinat e shkollat. Në vitin shkollor 1923-1924 shkolla kishte 155 nxënës. Shkolla u mbyll, pasi më 11.4.1933, Parlamenti votoi ndryshimin e artikujve nr. 196, 226 dhe 227 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare duke sjellë për pasojë edhe atë që u quajt “mbyllja e shkollave private dhe e drejtë e censurës preventive”. Por shkolla vijoi si teknike, por në pronësi të shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...