Nga Kastriot Dervishi
Përfaqësimi diplomatik i shtetit shqiptar ka qenë një proces që nuk ka ecur paralelisht me jetën e shtetit shqiptar. Në vitin 1914 Shqipëria kishte jashtë vendit vetëm dy legata, një në Romë me ministër Mufit Libohovën dhe një në Vjenë me Surja Vlorën. Përfaqësimi i rregullt diplomatik nis nga viti 1921. Por referuar vendimit të Këshillit të Ministrave nr.803, datë 1.11.1920, i cili rishikoi shpenzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vihet re ekzistenca e disa konsullatave e nënkonsullatave, të cilat në pjesën më të madhe janë hequr. Në mënyrë të përmbledhur shteti shqiptar në këtë kohë kishte këto shpenzime për diplomacinë:
-Kryedelegati me qendër në Londër, 2500
-Sekretari për anglishten, 800
-Daktilografisti, 200
-Shërbëtori, 150
-Shpenzime zyre, 100
-Qira për zyrë në Londër, 1300
-Delegati me qëndrim në Paris, 1800
-Sekretari për frëngjishten, 800
-Sekretari për shqipen dhe kursin diplomatik, 800
-Qira për zyrë në Paris, 600
-Daktilografisti, 150
-Shërbëtori, 100
-Shpenzime zyre në Paris, 100
-Shpenzimi shtypi, përfaqësimi, etj, 3000
-Shpenzime udhëtimesh, 2000
-Rezervë, 3000
-Për mësimin e shqipes në shkollën e gjuhëve orientale, 1800
Përfaqësimi diplomatik:
-Konsullata e Odesës, hiqet
-Konsullata e Pireut, hiqet
-Konsullata e Izmirit, hiqet
-Konsullata e Triestes, hiqet
-Legata e Bukureshtit, 700
-Nënkonsullata e Kostancës, hiqet
-Legata e Stambollit, 800
-Nënkonsullata në Sofje hiqet