Nga Kastriot Dervishi
Për dinamitin në legatën sovjetike u kryen shumë arrestime në datat 20-23 shkurt 1951. Këtyre iu bashkuan edhe arrestimet e datave 10.10.1950, 19.12.1950 dhe 6.2.1951. Organet e Sigurimi kishin pritur të ndodhte një akt më 8 shkurt 1951 dhe besonin se grupi që hodhi dinamitin lidhej me ata që ishin arrestuar. Ulusi Velaj, Vilfrid Fekeçi, Thoma Lika, Nusret Sazani dhe Xhevit Dilaveri. Për të dhënë përgjigjen e shpejtë, u përdorën 3 lista. Lista e parë e përpiluar për dënimin e personave që mund të implikoheshin në ngjarjen e hedhjes së dinamitit e hartuar nga Dega e 1-rë (Zbulimi Politik, ose reparti 2001) dhe Dega e 5-të (legatat e huaja, ose reparti 3011). Këtu u zgjodhën disa për të pushkatuar. Ulusi Velaj dhe Vilfrid Fekeçi u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan pak muaj më vonë.
Lista nr.1
1-Tefik Shehu (1912), lindur në Gjakovë, me profesion nëpunës. Ish sekretar komune gjatë regjimit të luftës dhe gjatë luftës. Akuzohej se ishte në lidhje me Hekuran Trokën dhe Haki Halitin.
2-Hekuran Troka (1909), lindur në Kuçovë, tregtar.
3-Lluka Rashkoviç (1900), lindur në Llokov të Jugosllavisë, pronar makinash, punonte në garazhin e tij.
4-Haki Kodra (1918), lindur në Dibër të Madhe, tregtar, nëpunës, shtresë e mesme. Kishte mbaruar studimet e larta ekonomike në Zagreb.
5-Thoma Katundi (1887), lindur në Korçë, zdrukthëtar, i papunë. Kishte qenë emigrant në SHBA. Akuzohej si propagandist i rrezikshëm. Dyshohej si agjent i legatës franceze. Kontrolli Është personi i vetëm nga të ekzekutuarit për të cilët është ruajtur dosja formulare
6-Mehmet Ali Shkupi (1894), lindur në Shkup, pronar, nëpunës kaloriferi. Dyshohej si agjent i legatës franceze.
7-Gjon Temali (1904), lindur në Shkodër, farmacist, me arsim të lartë. Akuzohej si lidhje e legatës franceze, se kishte shtypur trakte në shtëpi, të cilat i kishin shpërndarë vajzat e tij.
8-Fadil Dizdari (1920), lindur në Shkodër, nëpunës, tregtar, ish sekretar nënprefekture.
9-Pandeli Nova (1896), lindur në Korçë, ish tregtar, i papunë, familje e pasur.
Nuk u ekzekutuan, por u burgosën nga kjo listë:
1-Haki Haliti (1904), lindur në Gjakovë, tregtar, shtresë e pasur.
2-Aziz Kola (1914), lindur në Macukull të Matit, bujk, punonjës në ndërmarrjen rruga-ura.
3-Dhimitër Kërstiç (1905), lindur në Dibër, nëpunës në ndërmarrjen e sharrave, shtresë e pasur.
4-Gaqo Qamo (1907), lindur në Korçë, dentist, shtresë e pasur.
5-Spiro Paskali (1890), lindur në Vlorë, nëpunës, me origjinë greke, i arsimuar në Korfuz. I ati kishte qenë kryeteknik në minierën e Selenicës në Vlorë.
6-Nexhip Koka (1899), lindur në Delvinë, ish nënprefekt, shtresë bejlerësh e agallarësh.
7-Gjergj Geço (1909), lindur në Kajro, diplomat karriere. Ishte personi që ia dorëzoi legatën shqiptare në Egjipt qeverisë komuniste.
8-Shaban Reka (1920), lindur në Rekë (Maqedoni), pastiçier. Nuk dihej gjë për aktivitetin e tij para vitit 1944 kundër lëvizjes komuniste.
9-Aldo Bozzi (1906), lindur në Milano, Itali, inxhinier, ardhur në vitin 1940.
10-Siri Toptani (1918), lindur në Tiranë, shtresë e pasur.