Me rastin e dinamitit në legatën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona. Nga Instituti i Studimeve ishin Sabiha Kasimati, Gjergj Geços (1909-1981) dhe Ali Murthi.
Gjergj kishte lindur në Egjipt dhe nuk kishte shtetësi shqiptare. Por në vitin 1932 hyri në shërbimin diplomatik shqiptar. Ndër të tjera në vitet 1936-1945 ishte sekretar i parë i legatës shqiptare në Kajro. I entuziazmuar nga lajmet që dëgjoi, pranoi të dorëzojë legatën te qeveria e Tiranës. Në vitin 1948 erdhi në Shqipëri. Qëndroi një vit i zhgënjyer dhe pa punë. Në vitet 1949 –1951 ishte nëpunës në Institutin e Studimeve. U dënua me 7 vjet burgim. U dëbua në vitin 1952. Vdiq në Boston.