1953/U vetëflijua e vuajtur dhe braktisur

E Enjte, 04 Mars 2021 13:11

Nga Kastriot Dervishi

Fati i keq i njeriut të vuajtur në diktaturë. Një nënë, në moshën 70-vjeçare, u vetëflijua sepse hakmarrja e regjimit nuk u ndal te vrasja e dy djemve, por kaloi edhe te ajo. Emri i saj mund të ketë probleme keqshkrimi, por historia është e dhimbshme. Ndiqni dy njoftime zyrtare.

Komunikata nr.28, datë 30.5.1953 e MPB-së:

Saranda njofton se më 16.5.1953, e quajtura Haso Bacja, vjeç 70, e shpërngulur nga Tirana dhe pasi nuk kishte ku të rrinte, shkoi te motra e saj dhe te dajo, por ata nuk e mbajtën, mbasi ajo nuk kishte triskat e Frontit pse dy djemtë i janë pushkatuar si armiq të popullit dhe pas 20 ditësh vetëvaret me anën e një teli.

Komunikata nr.121, datë 27.5.1953 e Drejtorisë së Policisë Popullore në MPB:

Dega e Punëve të Brendshme Sarandë njofton se më datën 16.5.1953 në orën 14.00 vetëvaret në katundin Sasaj (?) e quajtura Haso Bacja, vjeç 70, banuese në Tiranë, për arsye se para një muaji djali i saj Pëllumbi, përjashtohet nga puna dhe për shkak të gjendjes ekonomike shpërngulet dhe e dërgon te e motra e tij Salo Ahmetaj dhe te daja Sinan Duka. Mirëpo, pasi viktima nuk ka pasur triskë Fronti se dy djemtë janë vrarë si armiq, këta mbas 10 ditësh e largojnë nga shtëpinë e kështu në këto rrethana, me anën e një teli vetëvaret.

Modifikuar më E Enjte, 04 Mars 2021 13:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...