1988/ “Kontrabanda” e futbollistëve shqiptarë, blenë furnela me dy vatra zjarri në Rumani

E mërkurë, 10 Mars 2021 17:41
Foto ilustruese. Kombëtarja në vitin 1988 Foto ilustruese. Kombëtarja në vitin 1988

Gjatë kohës së diktaturës, njerëzit që dilnin jashtë vendit në grupe siç ishin sportistët përgjithësisht shiheshin në opinion si “të privilegjuar” pasi kishin mundësi të sillnin, ndonjë send ndryshe nga mallrat demode që kishin dyqanet shqiptare. Ndonjë palë çorape, ndonjë shall e gjëra të këtij lloji. Sportistëve shqiptarë, u jepej nga shteti një sasi simbolike financiare, ndërsa ishin gjatë gjithë kohës së qëndrimit jashtë vendit nga një punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit. Varfëria e madhe që përjetonte vendi asokohe, i detyronte sportistët, këta qytetarë shqiptarë që tronditeshin me atë që gjenin në perëndim, të ndërmerrnin veprime të tilla që në fakt nuk përbënin ndonjë gjë të madhe për cilindo shtet. Sportistët kur vinin nga jashtë vendit shiheshin kudo me lakmi për ndonjë këmishë me lara që kishin mundur të kalonin, orë dore, pantallona tip “xhins”, etj. Çdo person që dilte jashtë vendit, para se të nisej kishte kaluar në filtrin e organeve të punëve të brendshme, mbi të kaluarën e tij dhe të fisit të vet. Ishin jo të paktë ata që pengoheshin të dilnin pasi regjimi nuk kishte garanci mbi qëndrimin e tyre jashtë vendit.

Para se të niseshin në vendin ku shkonin, sportistët shqiptarë mundoheshin të siguronin ndonjë napolon floriri “gjel” të pagjetur nga komunistët në sëndukët e shtëpive të vjetra. Porsa vinin në doganën shqiptare atyre u bëhej “inventari” për të parë sesa “mall” kishin sjellë dhe sa para kishin pasur kur ishin nisur. Nëse sillnin më shumë mall, akuzoheshin se kishin kryer veprime kontrabande.

Në datën 21.9.1998 u kthye nga Rumania ekipi kombëtar i futbollit (të rriturit dhe Shpresa). Gjatë kontrollit që u bë nga dogana e Rinasit rezultoi se të gjithë sportistët me përjashtim të përgjegjësve, kishin blerë mallrat ë ndryshme më shumë se paret që u kishin dhënë rumunët (330 lei). Shumica e sportistëve kishin blerë furnela korrenti (me dy vatra zjarri) e cila kushton 400 lei. Duke patur parasysh kohën e qëndrimit, një sportisti i lejohej të sillte mallra me vlerë 1000 lekë të reja. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...