1988/“Kontrabanda” e ekipit të futbollit “Flamurtari”

E Enjte, 11 Mars 2021 17:31

Sportistët shqiptarë ishin ndër të shtetasit e rrallë që dilnin jashtë shtetit. Gjithnjë nga prapa u vinin nga një punëtor operativ Sigurimi. Ekipi i futbollit “Flamurtari”, pas kthimit nga Polonia, pati probleme në Rinas. Dihej që futbollistët blinin diçka jashtë shtetit, me ndonjë valutë të sajuar. Mirëpo, normal e moralit komunist nuk e pranonin këtë gjë. Në një informacion të ministri i Financave, për ministrin e Punëve të Brendshme, të datës 7 tetor 1988 thuhej:

“Nga kontrolli doganor i ekipit të futbollit të “Flamurtarit” që zhvilloi ndeshjen ndërkombëtare në Poloni dhe që u kthyen në datën 6.10.1988, nëpërmjet Rinasit rezultoi se:

1-Nga 19 pjesëtarë të ekipit, 8 prej tyre kishin kaluar normën me një vleftë mesatare 400 deri në 500 lekë për person.

2-Sportisti Rr.T. gjatë kontrollit u gjet me një fustan nusërie të fshehur në trup.

3-Mbas përfundimit të kontrollit, të gjithë pjesëtarëve të ekipit, dogana gjeti të hedhura nga sportistët 19 orë burrash dhe një unazë me orë elektronike. Gjithashtu u gjendën edhe 29320 zlloti polak që me kursin e këmbimit në dollar, bëjnë rreth 65 dollarë amerikanë.

4-Sendet e blera dhe të deklaruara si dhe orët dhe valuta e gjetur nuk justifikohen me 1200 zlloti (3 dollarë amerikanë) që kishin marrë për ditët me qëndrim jashtë shtetit. Në bashkëpunim edhe me përgjegjësit e ekipit, dogana u kërkoi sportistëve të deklaronin se të kujt ishin orët e hedhura dhe paratë në valutë të huaj. Si përfundim, 14 futbollistët deklaruan se orët e hedhura e të fshehura në ambientet e doganës ishin të tyre. Për këtë ata firmosën procesverbalin.

Blerjen e sendeve të deklaruara të hedhura e të fshehura, të gjetura nga dogana, ata u munduan t’i justifikonin se një pjesë të tyre u ishin dhënë dhurata nga sportistët polakë dhe nga një shqiptar në emigracion, që i shoqëroi gjatë kohës së qëndrimit në Poloni etj.

Nga këto fakte mendojmë se sportistët e Vlorës kanë nxjerrë përsëri valutë të huaj jashtë shtetit dhe e kanë këmbyer atë në treg të zi me zlloti polak, për deri sa u gjendën të pashpenzuara 29320 zlloti.

1-Për veprimet e kundërligjshme të sportistëve, të 19 orët e gjetura dogana i cilësoi kontrabandë dhe sipas dispozitave në fuqi, u konfirmua dhe gjobiti futbollistët me kundërvlerën e tyre.

Ne mendojmë se këto veprime të kryera nga futbollistët e klubit sportiv ”Flamurtari”, të cilat janë të përsëritura, ulin figurën e tyre morale; prandaj propozojmë të merren këto masa:

-Komiteti i Partisë dhe Komiteti Ekzekutiv i KP të Rrethit të Vlorës, të analizojnë këtë problem për të nxjerrë përgjegjësitë, si dhe për të marrë masa disiplinore e penale dhe të përjashtojnë nga sporti futbollistët që janë përsëritës në gabime.

-Komiteti i Fizkulturës e Sporteve të analizojë problemin, të nxjerrë përgjegjësinë dhe të marrë masa, që raste të kësaj natyre të mos përsëriten në të ardhmen, si dhe të mos aktivizojë në kombëtare të 14 sportistët që janë kapur me kontrabandë sipas listës bashkëngjitur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...