Dy barsoleta të vitit 1973

E Enjte, 06 May 2021 13:38

Në organet e Partisë së Punës raportohej vazhdimisht për barsoletat e treguara në popull. Në to tallej vazhdimisht partia dhe udhëheqja. Dy barsoleta, të korrektura nga ana letrare (sepse ngatërrohen shpesh ligjëratat e drejta nga ato të zhdrejta), janë të mëposhtmet:

1

Një kandidat që pranohet në parti ndodhet para komisionit të pranimeve. Komisioni e pyet dhe e porosit që pas pranimit në parti të mos shkojë me femra, të mos luajë bixhoz, të mos ketë prirje për pasuri, të mos pijë, etj dhe në fund, për çështjen e partisë dhe të popullit të falë jetën. Kandidati pasi u mendua pak u përgjigj se me gjithë këto kufizime që i vunë, me gjithë qejf e falte jetën.

2

Burrë e grua ndodheshin në plazh me pushime. Burri kapi disa peshq dhe po i mbante në det të lidhur e të gjallë për t’i pasur të freskët. Pas pak thirri gruan dhe i kërkoi të gjente vaj ulliri për të fërguar peshqit. Gruaja pasi sillet andej-këndej, kthehet te i shoqi duke thënë se nuk gjeti vaj ulliri. I shoqi nxehet dhe i lëshon peshqit në det. Pas pak çastesh, peshqit dalin mbi sipërfaqen e ujit duke brohoritur të gëzuar: Partia e Punës! Partia e Punës! Ngaqë shpëtuan dhe nuk u tiganisën për mungesë të vajit të ullirit.

Modifikuar më E Enjte, 06 May 2021 18:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...