I pranishëm në rrethimin e Qemal Stafës

Premte, 07 May 2021 17:27

Tahir Curran Kërnaja (1917-2002), i cili mbaroi Shkollën Teknike në vitin 1937, kreu në Itali disa kurse policore para dhe pas vitit 1939. Maji i vitit 1942 e gjeti polic në zyrën e pasaportave në Kusturën e Tiranës. Në vitin 1943 largohet nga kuestura e del partizan në çetën e Pezës me ndërmjetësinë e Mustafa Gjinishit. Në mbarim të luftës arratiset. U arrestua më 25.9.1946.

U pyet më 3.12.1946 në Seksionin e Sigurimit të Shtetit në Kukës nga kapiteni I Beqir Ndou dhe më pas nga oficeri Pilo Shanto posaçërisht për akuzën e vrasjes së Qemal Stafës.

U akuzua në bazë të neneve 3 (3, 4, 7, 8), 14, të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, veçanërisht për vrasjen e Qemal Stafës dhe si dora e djathtë e Tahir Hoxhës. Gjatë procesit kundërshtoi thëniet e dëshmitarëve si dhe akuzën se ishte vrasësi i Qemal Stafës. Gjykata Ushtarake Shkodër, me veprim në Kukës, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit, kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.296, datë 30.8.1947, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, por duke qenë se ishte dorëzuar, dënimin ia ktheu me burgim të përjetshëm dhe me punë të detyruar. U lirua nga burgimi më 20.3.1956. U arratis nga Shqipëria e përfundoi në SHBA.

Hetuesia e Tahir Curanit, në lidhje me vrasjen e Qemal Stafës

-Gjatë kohës që kam qenë me shërbim në Tiranë e gjetkë, nuk kam marrë pjesë në arrestime, torturime e rrethime kundra njësiteve partizane të vendeve ku kam qenë, veçse në rrethimin që është bërë në Tiranë, afër spitalit, më datë 5 maj 1942, ku u rrethua dhe u vra Qemal Stafa.

-Ka qenë ora 11:30 ndërsa qemë duke ngrënë bukë, ka ardhur e na ka lajmëruar një polic se duhet të shkonim në një rrethim. Menjëherë kemi hipur në një kamionçinë. Përveç ne të katërve atje gjetëm dhe pesë policë të tjerë, ndërmjet të cilëve qe toger Man Kukaleshi, një i burgosur, polici civil Sytki Toptani, reshter Jani Kristo, kapter Xhelal Peza, rreshter Refik Dardha dhe të tjerë nuk ua mbaj mend emrat, por gjithsej ishim 9 veta.

-Me makinë shkuam deri në shtëpinë ku do ta rrethonim dhe mbasi kemi zbritur, tre policët hynë në oborr të shtëpisë dhe pa u kompletuar rrethimi i shtëpisë, plasi pushka, meqenëse ata që ishin brenda ikën.

-Unë nuk di se kush dhe sa herë ka qëlluar. Për më tepër, nuk e di se kush me dorën e tij e ka vrarë Qemalin. Mbas një çerek ore që filloi përpjekja, erdhi një makinë e madhe me policë dhe mbasi u bëmë shumë nuk mund të kuptoheshe.

-Unë për veten time nuk është e vërtetë që të kem qëlluar dhe pse qeshë me nëntë policët e parë që bënë rrethimin, pasi me qenë se rastisa i veshur civil, nuk mora dot armë të gjatë, veçse revolverin.

-Ndërsa po bëhej ndeshja, më prunë një vajzë, e cila kishte qenë së bashku me Qemalin dhe ishte kapur prej shokëve të mi. Kësaj unë nuk i dhashë mundësi për të ikur, meqenëse ajo nuk ishte në gjendje, po i kishte rënë të fikët.

-Në lidhje me këtë rrethim, për aktivitetin dhe vëmendjen që treguan për vrasjen e Qemalit, të nëntë vetat që qenë të parët atje u graduan dhe për këtë unë mora gradën kapter I nga i II që isha.

-Nuk jam interesuar të pyes se kush e ka dhënë këtë informatë, veçse udhëheqës për në shtëpi ka qenë Sitki Toptani.

Modifikuar më Premte, 07 May 2021 18:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...