1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier

Hënë, 19 July 2021 19:04

-Jashar Dacaj, Bardhyl Kelmendi dhe Ibish Kelmendi (i cili më vonë edhe u burgos), shkruanin Enver Hoxhës një letër të përbashkët (pa datë), e cila protokollohet në Komitetin Qendror më 5.1.1957. Kishin ardhur në Shqipëri më 30.8.1956. Ata kërkonin një punë normale ndërsa theksonin se kishin bërë kërkesë për marrjen e shtetësisë. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Administrative, Vilson Pecani shkruan se këta kishin “shumë pretendime” se donin të punonin në administratë (një gjë e tillë nuk del nga letra). Midis të tjerash shkruajnë:

“I ndershmi shoku Enver! Do të çuditeni në këtë letër por sidoqoftë do të na kuptoni mbasi kushtet në të cilat neve jetojmë na detyrojmë që të veprojmë si soji. Jemi arratisë nga Jugosllavia në nanën tonë Shqipëri më 30 gusht të këtij viti (1956). Me profesion atje kemi qenë arsimtar, kemi nga 11 vjet shkollë. Jemi të rinj, nuk jemi arratisë pse kemi ba ndonjë krim apo tjetër gja por kemi ardhë në RPSH me qëllim që të bëhemi shtetas shqiptarë.

Kemi qenë në fermën e Llakatundit ku kemi punue punë krahu pa bë za me gjithë që për të parën herë punojmë fizikisht. Nuk e kemi përbuzë punën, kemi punue sa kemi mujtë thotë një proverb popullor. Me urdhrin e ministrisë jemi transferuar te miqtë. Ne gjendemi te një mik i yni në Fier. Ushqehemi, flemë, na shërben me çdo mjet që na nevojitet, pa të cilin nuk mundemi. Por duke u bazuar se nuk jemi ke ndonjë pasanik-kulak. Po ke një njeri jo i pasur murator, pa tokë, i cili tash nuk punon mbasi s’ka punë. Kurse ai nuk është në gjendje të mbajë familjet e vet e ku do të jenë me shpenzimet tona. Kemi ndejtë pa punë një muaj e sa ditë kërkuam punë në komitetin e partisë dhe komitetin ekzekutiv në Fier. Na është thënë se si shtetas të huaj nuk mund të marrim asnjë punë zyrtare përveçse punës fizike. Kjo gjë na çuditi. Na u tha se duhet të na mbajë ai që na ka strehuar me çdo shërbim, por ju cekeni punën e tij se si qëndron ekonomikisht.

Mbas sa ditëve na është dhënë puna fizike në ndërmarrjen lokale të qytetit ku punojmë nëpër rrugët e qytetit me gjithë që kemi dhënë një pamje jo të mirë pasi njerëzit flisnin: “Si emigrantët me fshesë dhe karro të vogël nëpër rrugët e qytetit?! Megjithatë kemi punë dhe me vullnet. Për shkak të stinës së dimrit tash e tutje punë nuk ka kjo ndërmarrje. Bien pyetja se ku do të punojmë neve dhe si do të ushqehemi, vishemi dhe mbathemi mbasi këtu nuk na japin tjetër punë, duke na thënë se nuk keni të drejtë”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...