×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sekretari Mattis bën thirrje për vigjilencë ndaj Koresë së Veriut

Diel, 03 June 2018 18:08

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, tha sot se sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut do të hiqen vetëm kur Pheniani të ndërmarrë hapa konkrete për të shpërbërë programin bërthamor. Ai gjithashtu qartësoi se çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Phenianin.

Duke folur përkrah homologëve të tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, zoti Mattis u përpoq të ulë pritshmëritë për bisedimet që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

“Si ministra të mbrojtjes, ne duhet të ruajmë qëndrimin tonë të përbashkët për mbrojtjen, në mënyrë që në këto kohëra kritike t’u japim diplomatëve tanë mundësinë të negociojnë nga një pozicion i qetë dhe i fortë. Në veçanti tani, duhet të jemi vigjilentë dhe të vazhdojmë të zbatojmë të gjithë rezolutat e Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut. Koreja e Veriut do të lehtësohet vetëm kur të provojë se ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejt çmilitarizimit bërthamor”, deklaroi Sekretari Mattis.

Ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, u shpreh më parë se ishte disi optimist. “Jam sigurisht shumë i matur për shkak të sjelljeve të Koresë së Veriut në të kaluarën. Megjithatë shikojmë një të ardhme më të ndritur për shkak të masave që ka ndërmarrë rishtazi Koreja e Veriut, dhe duhet të përfitojmë nga ky shans”, tha zoti Song Yong-moo.

Sekretari Mattis tha gjithashtu se çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve gjatë takimit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong Unit. Ai tha se nëse palët vendosin të diskutojnë për këtë aspekt, ajo nuk do të ndodhë në kuadrin e bisedimeve me Phenianin.

Presidenti Trump pati bërë thirrje fillimisht për një proces të shpejtë çmilitarizimi bërthamor, duke thënë se përqasja graduale nuk ka funksionuar në të kaluarën. Por, pasi u takua të premten me një zyrtar të lartë koreanoverior, u duk se u tërhoq nga ky qëndrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...